Policia jep detaje për punëtorin që ra nga ndërtesa


Një punëtor është rrë*zuar nga kati i tretë i objektit në të cilin ishte duke punuar, në qendër të Prishtinës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Me datë 24.08.2020 rreth orës 17:10 policia ka pranuar informacionin për një person të lën*duar në Rr.Fehmi Agani në Prishtinë. Ne vendngjarje kanë dalë njësitet policore te stacionit Qendra. Është njoftuar ndihma e shpejtë, si dhe inspektoret e punës”, ka deklaruar Hoxha.

Hoxha ka bërë të ditur se njësitet kompetente po merren me zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.
“Lidhur me rastin janë duke u marrë njësitet kompetente për të sqaruar detajet tjera dhe për çdo gjë do te njoftoheni me kohë”, ka thënë Hoxhaj.

Ndërkohë, dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë thënë se vik*tima është rrëzuar nga kati i tretë i ndërtesës në të cilën ishte duke punuar dhe se është dërguar në Emergjencë me ndihmë të shpejtë.
“Ka rënë prej katit të tretë, është në gjendje të rëndë. Është dërgu në Emergjencë në gjendje të rëndë”, kanë thënë dëshimtarët.

Baby Boo