Bie nga ballkoni shtetasi shqiptar në Kërçovë


Ministria e Punëve të Brendshme bën të ditur se personi me inicialet M.K (26) nga Republika Shqiptare i cili ka banuar në Kërçovë është rrëzuar nga ballkoni dhe ka marrë lë*ndime.
Policia njofton se rastin e ka paraqitur pronari i shtëpisë I.B (57) i cili ka deklaruar se nga ballkoni nga kati i parë është rrëzuar M.K (26) nga Shqipëria.

I lë*nduar është dërguar në spitalin “Nana Terezë” në Shkup ku i jepet ndihma mjekësore.
Në lidhje me ngjarjen, në bisedë në stacion policor janë marrë edhe dy persona nga Shqipëria të cilët kanë qenë ne M.K në shtëpi si dhe me pronarin e shtëpisë.

Baby Boo