Policia e Serbisë futet në një fshat të Prishtinës, vendosin edhe flamurin serb !


Anëtari i Komisionit shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit shtetëror, Florim Isufi rrëfen se gjatë ditës së sotme ka hasur t’i shoh në rrugën nga fshati Prapashticë për në Prishtinë, Policinë e Serbisë.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se në një kiosk që ndodhej anash rrugës në fshatin Makoc të Prishtinës kishte vërejtur një flamur të Serbisë të vendosur aty, njofton GazetaBlic.com.

“Po sa kalova në rrugën nga fshati Prapashticë për në Prishtinë. Në udhëkryqin e rrugës Prishtinë-Prapashticë dhe Prishtinë Mramur në fshatin Makoc hasa në një autobusë të parkuar jashtë rrugës. Në një kioskë pran rrugës ishte i vendosur flamuri i shtetit të Serbisë, ndërsa ajo çka ishte shqetësuese dhe tepër e pa shpjegueshme ishte prezenca e policisë së shtetit të Serbisë me uniforma dhe me pushkë automatike në duar. Në dy anët e rrugës në një distance prej disa dhjetëra metrave ishte edhe policia e Kosovës”, ka thënë Isufi.

Tutje, ai ka pyetur se “çka kërkonin policia e Serbisë e uniformuar me flamur dhe kallashnikov në fshatin Makoc. Kjo është pyetja e vetme pas luftës së vitit 1999 që unë nuk munda ti jep përgjigje”, është shprehur me shqetësim profesori i gjeografisë Isufi.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2087063494871943&set=a.1488953251349640.1073741827.100007049385691&type=3&theater

Baby Boo