Një ndër jahtet më të mëdha në botë ankorohet në Sarandë


Ka mbërritur këtë fundjavë në brigjet e bregdetit të Sarandës një ndër jahtet më të mëdhenj dhe luksoz në botë Mjeti lundrues është prodhuar në vitin 2017 dhe ka një gjatësi prej 142.8 metra me një peshë prej 12.600 ton. Ai ka shtyllat me lartësi 91 metra, ku pjesa e dalë është e lartë sa një ndërtesë 8-katëshe. Ky mjet lundrimi superluksoz është projektuar nga Philippe Stark dhe kushton 500 milionë dollarë amerikanë. Ai është i pajisur me dy motorë me naftë 3600 kw dhe dy motor elektrike 4300 kw, ndërsa çdo funksion i mjetit mund të kontrollohet edhe përmes një aparature, që garanton siguri. Pronari i këtij jahti është biznesmeni rus Andrey Melnichenko. Melnichenko është një industrialist rus me biznese të shumta. Superjahti i tij këtë herë ka zgjedhur bregdetin shqiptar. Prania e anijeve të tilla turistike në Shqipëri është një dëshmi e interesit që të huajt kanë për bregdetin shqiptar. Këtë fakt e ka konfirmuar edhe kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetin e tij social instagram. Sipas Rames deri pak vite më parë as mund të imagjinohej fluksi i jahteve që po vizitojnë këtë sezon Shqipërinë./Vizionplus

Baby Boo