Policia e Kosovës: Personat e ndaluar në Merdare i kthyem mbrapsht në Serbi, kamionët me material për referendum janë në Doganë


Policia e Kosovës ka dhënë detaje për ndalimin e disa serbëve mbrëmë në Merdare dhe konfiskimin e materialit që synohej të përdorej për referendumin e së dielës.

Baby Boo

Policia e Kosovës ka thënë se në orën 21:40 mbrëmë ka ndaluar tri automjete, një veturë dhe një kamion me targa të Serbisë në të cilat ishin gjashtë persona.

Në komunikatë thuhet se kamionët bashkë me materialet brenda tyre janë dërguar në autoritetet doganore, ndërsa personat e ndaluar pas intervistimit janë kthyer prapa në Serbi.

Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:

Më 14.01.2022, në ora 21:40, në Pikën e kalimit Kufitar Merdare që lidh Serbinë me Republikën e Kosovës (RKS), në hyrje për në vendin tonë, kanë ardhur tri automjete (një veturë dhe dy kamion) me targa të Serbisë, në të cilat kanë qenë gjashtë persona.

Njësitet policore gjatë realizimit të detyrave dhe procedurave-kontrolleve që zbatohen gjatë kalimeve kufitare, kanë vërejtur se në kamion kishte të ngarkuar material që dyshohej se përdoret për ‘referendumin’ që pritet të mbahet në Serbi.

Bazuar në informacionet zyrtare, detyrat dhe autorizimet policore, është ndaluar hyrja në RKS, e këtij materiali i cili po transportohej pa leje përkatëse.