Ak*sident në autostradën “Arbën Xhaferi”, një i vd*ekur dhe dy të lënduar


Një femër rreth moshës 19 vjeçare ka vd*ekur dhe dy të tjerë janë lënduar në një ak*sident mes dy veturave që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:25 në autostradën “Arbën Xhaferi”.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha.

Hoxha tha se fillimisht tre persona ishin të lënduar, por rreth orës 04:20 vik*tima femër kishte ndërruar jetë në emergjencë.
Ai theksoi se trupi i pa jetë i vik*timës me urdhër të prokurorit kujdestar është dërguar për obduksion.
Po ashtu bëri të ditur se është arr*estuar edhe një person i dyshuar i cili është dërguar në mbajtje.

“Me datë 01.01.2022, ora 23:25. ne autostraden “Arbën Xhaferi” segmenti rrugor Prishtinë-Lipjan në KM e 5të, është raportuar për një ak*sident trafiku mes dy automjeteve civile. Përveç dë*meve materiale lëndime trupore kanë pësuar tre persona të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor”.

“Rreth orë 04:20, një person femër pasagjere (viti i lindjes 2013) ka ndërruar jetë në emergjencë dhe me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë dërgohet në mjekësi Ligjore për Autopsi”.
“Me vendim të prokurorit është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe është dërguar në mbajtje, për procedura të mëtejme ligjore”.

Me këtë rast Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik e në veçanti drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjës.
“Kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik në veçanti drejtuesit e automjeteve të jenë më te kujdesshëm gjatë vozitjes. Të respektojnë rregullat dhe shenjat në trafik. Të shmangin vozitjen apo qarkullimin në rrugë kur janë të lodhur apo pa gjumë, si dhe mos të vozisin nën ndikimin e alkoolit”.

“Përdorimi i telefonave mobil gjatë vozitjes vlerësohet të jetë mjaft i rre*zikshëm dhe ndalohet rreptësisht përdorimi i tij gjatë drejtimit të automjetit. Humbja e jetëve njerzore mbetet një shqetësim i madh për policinë dhe qytetarët në përgjithësi, prandaj kërkohet kujdes i madh në trafik nga të gjithë për të shmangur rastet e tilla”.

Baby Boo