Policia e ka ndaluar humanistin Hazbi Ameti-Therra


Pas ndalimit per disa çaste nga policia, humanisti Azbi Ameti-Therra është lënë i lirë dhe ka dalë nga stacioni policor në Butel, bëjnë te ditur disa miq të tij përmes postimeve në rrjetet sociale.

Paraprakisht, policia e kishte ndaluar humanistin e njohur nga Shkupi, Hazi Ameti-Therra. Lajmin e kanë bërë të ditur miqtë e tij të afërt përmes një postimi në rrjetet sociale. Policia akoma nuk ka dhënë arsyet e ndalimit, ndërsa siç shkruajnë miqtê e tij, Hazbiu është ndaluar pa të drejtë derisa po shpërndante ndihma dhe kishte leje për qarkullim edhe gjatë orës policore. Jozyrtarisht mësohet se Hazbiu është ndaluar ne lagjen e Shutkës, ndërsa më pas është dërguar në stacionin policor në Butel, ku ende po mbahet.

Ja postimi i miqve të tij: “E tmerrshme, forcat policore të vendit kanë arrestuar humanistin Hazbi Ameti(Thera), i cili ishte duke bërë aktivitet bamirës në shërbim të nevojtarëve.
Rikujtoj, Hazbiu kishte letër qarkullimi nga organi kompetent shtetëror.
Allahu e liroftë sa më shpejtë vëllaun tonë, dhe të rrikthehemi fuqishëm në shërbim të skamnorëve”, kanë shkruar miqtë e tij në fb.

Baby Boo