Policia dhe Armata të shtunën protestojnë


Sindikatat e Pavarura të Policisë dhe Armatës paralajmëruan protestë paralajmëruese në të cilën do të kërkojnë harmonizimin e pagave sipas ligjit të ri për pagën minimale.

Siç informon kryetari i Sindikatës së Pavarur të Policisë, Goce Dellçev, ndaj kërkesave të dorëzuara adresuar kryeministrit, zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike, Ministrit të Financave dhe Ministrit të Punëve të Brendshme, akoma nuk kanë marrë përgjigje.

“Do të jetë protestë paralajmëruese pasi akoma presim impuls apo sinjal prej institucioneve të dhëna për të cilat tashmë kemi potencuar se presim të pritemi. Presim se këtë vit, pas rritjes së pagës minimale prej 15.174 denarë në 18.000 denarë, përfundimisht Ministra e Punëve të Brendshme do ta kuptojë se harmonizimin e pagës siç është paraparë nga rregullativat ligjore ekzistuese do ta përllogarisë për të punësuarit dhe me çdo rritje të pagës minimale do të ketë barazim të pagave. Nuk po kërkojmë asgjë më shumë, kërkojmë vetëm respektimin e ligjeve të cilat kanë të bëjnë me pagat e të punësuarve në polici”, deklaroi Dellçev.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Policisë shtoi se për shkak të pagave të vogla shteti është duke ngelur pa profesionistë, gjegjësisht nëpunës policorë të cilët gjithnjë e më shumë janë duke e braktisur profesionin.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Ushtarëve Profesionistë, Adnan Aliti paralajmëroi se nëse pas protestës paralajmëruese nuk ka reagim prej institucioneve, ushtarë do të vendosin tenda para Qeverisë.

“Për shkak të qëndrimit injorant, disa pjesëtarë të ushtrisë nuk janë transferuar në institucione të tjera përkatëse. Prej gati dy vitesh disa persona janë në njësitet rajonale të Ministrisë së Mbrojtjes. Të shtunën Sindikata e Pavarur e Ushtarëve së bashku me Sindikatat e Pavarur të Policisë do të organizojnë protestë paralajmëruese para Qeverisë, por nëse nuk ka përgjigje protesta e radhës do të jetë me tenda para Qeverisë dhe aty do të qëndrojmë derisa nuk zgjidhet problemi me statusin e ushtarëve profesionistë dhe moszgjidhjen e një pjese të njësiteve rajonale ku kemi nën pagën minimale”, tha Aliti.

Kryetari i Konfederatës së Organizatave Sindikaliste, Marjan Risteski, nga ana tjetër u dërgoi apel autoriteteve që protestën ta marrin në mënyrë serioze, ai vlerësoi se me rëndësi të madhe është parlamentarët ta zgjidhin problemin me ligjet e bllokuara.

Protesta e caktuar për të shtunën, do të fillojë para RTVM-së në orën 11, prej ku pjesëmarrësit do të drejtohen para Qeverisë.

Baby Boo