Këta janë ministrat e propozuar nga LSDM


Në mbledhjen e Këshillit Qendror LSDM ka propozuar emrat e ministrave të rinj të qeverisë së re.
Oliver Spasovski nga kryeministër teknik do të kthehet në Ministrinë e Brendshme, derisa Venko Filipce do të mbetet Ministri i Shëndetësisë.
Sekretariati për çështje evropiane do të drejtohet nga Nikolla Dimitrov, ndërsa me Ministrinë e Mbrojtjes do të vijoj të udhëhqet Radmila Sekerinska.

Ministria e Kulturës, pas një kohe të gjatë kthehet në duart e LSDM, dhe do të udhëhiqet nga Irena Stefovska. Mila Carovska do të jetë Ministre e Arsimit, ndërsa dikasteri i saj i mëparshëm, Puna dhe Politika Sociale, do të udhëhiqet nga deputetja e tanishme Jagoda Shahpaska.
Ministria e Drejtësisë do ti besohet Bojan Maricic, kurse Blagoj Bocçvarski nga kryetar komune do të kthehet në ekzekutiv ku do të drejtoj Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve. Goran Milevski do të vijoj të drejtoj ministrinë e vetëqeverisjes lokale. Dhe për postin zv/kryeministër për Çështje Ekonomike nga kjo parti kanë propozuar Fatmir Bytyqin.

Baby Boo