Policia bllokon urat në Shkup për të mos kaluar tifozët e të dyja skuadrave


Policia e Maqedonisë së Veriut para pak çastesh ka mbyllur Urën e Gurit që lidh pjesën shqiptare me atë maqedonase. Përveç Urës së Gurit janë bllokuar edhe urat tjera që lidhin këto dy pjesë të qytetit.

Urat janë mbyllur me gardh të hekurt dhe sigurohen nga forca policore. Nga MPB nuk sqarojnë zyratrisht shkaqet për këtë bllokim. Jozyrtarisht shkak është ndeshja e sontme mes kombëtareve të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në futboll. Edhe pse ndeshja luhet pa publik, Shkupin po e sigurojnë forca të shumta policore, nga frika se tifozët shqiptarë që kryesisht anojnë për Kosovën mund të kalojnë në pjesën maqedonase të qytetit, ose anasjelltas.

Baby Boo