Polici nga Gostivari zihet duke vjedhur në market!


Më datë 15.11.2018 rreth orës 21:00 në marketin “Montenegro” në Gostivar, A.S. 49 vjeçarë nga Dibra me profesion polic, ka bërë pazar në market ka kryer pagesën tek kasa dhe ka vazhduar të dalë jashtë por, sapo ka hapur derën e marketit është goditur nga një person i panjohur, me gjasë i punësuar në marketin në fjalë, i cili e ka goditur rëndë dhe e ka akuzuar se nga pamjet e kamerave të sigurimit shihet që ai ka vjedhur një kashkavall, shkruan Pa Censurë.

Personi i panjohur e ka goditur rëndë dhe e ka futur në një dhomë pune të marketit, ai ka kërkuar nga konsumatori A.S. që për këtë vjedhje të paguajë 1000 euro dëmshpërblim.

A.S rastin e ka lajmëruar në polici, ku bluzat blu do ta hetojnë më tej!/PaCensurë

Baby Boo