Polici i Kosovës ‘mashtrohet’ me Red Bulla, nuk e dënon të riun që shkeli rregullat e trafikut (VIDEO)


Rastet kur Policia e Kosovës nuk i dënon qytetarët për shkeljen e rregullave në trafik janë të shpeshta. Kjo për shkak se vozitësit i japin diçka në këmbim që të mos gjobiten.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot në magjistralën Prishtinë-Ferizaj.

Në një video të dërguar nga lexuesit e Insajderit, shihet shoferi i një veture të tipit Mercedes duke ia dhënë policit që e kishte ndalë një qese me Red Bulla.

Sipas videos, qytetari ia dhuroi pijet zyrtarit policor që të mos e dënoj.

Më pas në video shihet se polici e fut qesen me pije në automjetin zyrtar, ndërsa vetura e qytetarit largohet nga vendi. https://youtu.be/CJZUoyvOCfo

Baby Boo