Policët kufitar kanë mbetur të bllokuar në Tanushë


Për të 6 ditë me radhë, 10 policë kufitar në stacionin policor në Tanushë, kufi me Kosovën kanë mbetur të bllokuar shkaku i reshjeve të borës.
Burime të Alsat bëjnë të ditur se ushqimi i tyre është pranë përfundimit ndërsa lëvizja është e pamundur fakti që lartësia e borës varion nga 1.5 deri në 2.5 metra. Lidhjet telefonike herë pas here nuk funksionojnë. Policët kërkojnë ndihmën e dikasterit të cilit i përkasin.

Baby Boo