“Policët” grabisin 24 mijë euro në një apartament


Policia britanike ka nisur një hetim për 3 persona të maskuar, të cilët u prezantuan si oficerë policie për të grabitur 24 mijë euro në një banesë.

Policët e rremë deklaruan se ishin në krye të një hetimi për evazion fiskal përpara se të hynin me dhunë në një shtëpi në Croydon, në jug të Londrës.

Një nga rezidentët u lidh me pranga dhe u hodh në tokë, pasi personat e pranishëm në shtëpi filluan të dyshonin për kontrollin. Të dyshuarit ishin të veshur me kapele të zeza ku shkruhej “policia” dhe ua nxorën njerëzve në banesë një mandat kontrolli fals.

Sipas pronarëve të shtëpisë ata morën rreth 24 mijë euro si edhe një armë zjarri, përpara se të largoheshin me shpejtësi me një makinë.

Baby Boo