Policët e Bashkisë së Tiranës ia hedhin në tokë të gjitha produktet që shiste nënës së moshuar (VIDEO)


Sjellja e dhu*nshme e policisë bashkiake kundrejt një qytetareje të moshuar në Tiranë është bërë virale në rrjet.
E regjistruar me një telefon dhe e shpërndarë kudo, dallohet se e moshuara e cila shiste me një karrocë perime dhe fruta të stinës në zonën e Don Boskos, është ndaluar nga policia bashkiake.

Dallohet gjithashtu edhe se si policët i kanë përhapur në tokë të gjitha produktet e zonjës së moshuar, teksa kjo e fundit vrapo duke tërhequr karrocën dhe duke u munduar të mbledh produktet në tokë.

Edhe pse video ka një cilësi të dobët zëri arrihet të dëgjohet që e moshuara u është drejtuar disa herë policëve bashkiak duke u thënë: Po çfarë shteti je ti ore, çfarë shteti je ti.

Baby Boo