Po vjen varianti i ri – një lajm i mirë dhe një i keq!


Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dalë në tre përfundime lidhur me variantin e ri të COVID-19 Omicron.Michael Ryan, kreu i departamentit të urgjencës të Organizatës Botërore të Shëndetësisë shprehet se vaksinat ekzistuese të mbrojnë (megjithëse më pak) kundër variantit të ri dhe se Omicron nuk tregon ndonjë rritje të ashpërsisë dhe ri-infeksionet janë më të zakonshme.“Nuk ka asnjë arsye për të dyshuar se vaksinat ekzistuese mbrojnë pacientët me variantin Omicron nga format e rënda të Covid-19”, tha Michael Ryan

“Sjellja e përgjithshme që kemi vërejtur deri tani nuk tregon ndonjë rritje. Në fakt, në disa pjesë të Afrikës Jugore kemi raporte për simptoma më të buta” shtoi doktori. “Arma më e mirë që kemi për momentin është vaksina”, tha ai për variantin e ri që u zbulua më 24 nëntor dhe që është regjistruar deri më tani në rreth 40 vende.“Virusi nuk e ka ndryshuar natyrën e tij” paralajmëroi ai, “rregullat e lojës mbeten të njëjta“.Simptomat e hershme të Covid-19 nuk janë gjithmonë të lehta për t’u dalluar nga efektet anësore të mundshme të vaksinave të koronavirusit, kështu që njerëzit pas vaksinimit do të ishte më mirë të qëndronin në shtëpi dhe të bënin testin, sipas shkencëtarëve në Britani.

Për të dalluar mes atyre që kishin simptoma të hershme të Covid-19 dhe atyre që kishin efekte anësore të vaksinës, studiuesit përdorën një sistem të inteligjencës artificiale, por nuk mund të bënin dallimin.

Sipas studiuesve, nuk kishte asnjë mënyrë përveç nëse bëhej një test diagnostik për të dalluar nëse simptoma të tilla si ethe, dhimbje koke, lodhje, dhimbje muskujsh, etj., ishin për shkak të vaksinës ose infeksionit Covid-19 faza fillestare.

Baby Boo