Po vinin nga Gjermania për pushime, doganierët serbë ua konfiskojnë 60 mijë euro në kufi


Edhe pse kishin deklaruar se nuk kanë asgjë me vete, përveç gjërave të tyre personal, te ata u gjetën 60,000 euro të padeklaruara.

Së pari, 12,000 euro u gjetën në xhepin e pantallonave të burrit 61-vjeçar, dhe më pas gjatë kontrollit të gjërave personale të gruas së tij 61-vjeçare, janë gjetur edhe 39,000 euro të tjera dhe më pas në bagazhin e saj edhe 9.000 euro të tjera.

Shuma e lejuar prej nga 10,000 eurosh secilit iu është kthye, ndërsa 40,000 euro të tjera janë ndaluar deri në fund të procedurës për kundërvajtje para gjykatës.

Baby Boo