Nga e shtuna faza e katërt e spërkatjes kundër mushkonjave në Shkup


Dezinsektimi me aeroplan (faza e katërt) në zonën e Shkupit, kundër formave të rritura të mushkonjave, do të realizohet më 15 dhe 16 gusht 2020 (e shtunë dhe e diel), në orët e para të mëngjesit, kumtoi Qyteti i Shkupit.
Dezinsektimi tokësor (faza e katërt) në zonën e qytetit të Shkupit, kundër formave të rritura të mushkonjave, siç theksohet nga Qyteti, do të fillojë më 17 gusht 2020 (e hënë) dhe do të përfundojë jo më vonë se 21 gusht 2020 (e
premte), në periudhën nga ora 21 deri në ora 3, të nesërmen.
Dezinsektimi tokësor (faza e katërt) në zonën e qytetit të Shkupit, kundër larvave të mushkonjave, do të realizohet më 19 gusht 2020 (e mërkurë), gjatë ditës.
“Nëse kushtet e motit nuk lejojnë që të bëhet dezinzektimi, ai do të kryhet në të njëjtin termin ditën e parë në vijim, kur kushtet e motit do të jenë të favorshme.
Bletarët janë të informuar që t’i marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve në kohë” , thuhet në kumtesë.

Baby Boo