Po u merren tokat dhe shtëpitë nga izraelitët, dhjetëra palestinezë të pla*gosur gjatë përp*lasjes me policinë


Në Jerusalem dhe në Bregun Perëndimor vijojnë protestat e palestinezëve kundër izraelitëve që po përpiqen t’i shpërngulin me forcë nga banesat. Turqia akuzon Izraelin edhe për persekutim të myslimanëve.
Dhjetëra palestinezë mbetën të plagosur në përplasjet me policinë izraelite, jashtë qytetit të Jerusalemit.

Dita e dytë e protestave pasoi incidentet në xhaminë e Al-Aksës ku mijëra myslimanë ishin mbledhur për t’u lutur për Natën e Kadrit.
Policia izraelite tha se iu desh të përgjigjej me gaz lotsjellës dhe me plumba gome ndaj protestuesve që lëshonin objekte të forta dhe u vinin zjarrin barrikadave të ngritura prej tyre.

Po u merren tokat dhe shtëpitë nga izraelitët, dhjetëra
Mbi 90 palestinezë u plagosën të shtunën përpos 200 të tjerëve nga mësymja e së premtes e forcave izraelite në xhami.
SHBA-ja, Rusia, BE-ja dhe Kombet e Bashkuara dolën me deklaratë duke shprehur shqetësim për situatën dhe për shpërnguljet me forcë të palestinezëve nga ana e Izraelit.

Tensionet Izrael-Palestinë janë rritur së fundmi pasi familjet arabë në lindje të Jerusalemit ankohen se po humbasin tokat dhe shtëpitë që po u shkojnë pa të drejtë izraelitëve.
Lëvizja islamike, Hamas, e cila kontrollon zonën e Gazës, u ka bërë thirrje palestinezëve të qëndrojnë në Al-Aksa deri në fund të muajit të Ramazanit sepse ata janë gati ta mbrojnë xhaminë me çdo çmim.
Edhe Turqia ndërhyri të shtunën duke e quajtur Izraelin një shtet terrorist që po persekuton botën arabe dhe myslimane.

Baby Boo