Ja çfarë thotë Britania e Madhe, nëse Rusia përdorë ar*më kimike


Britania mund të ndërhyjë e vetme në Ukrainë, nëse ndodh një su*lmi me agjent kimik nga Vladimir Putin, tha ministri i Forcave të Ar*matosura të Britanisë, James Heappey. Heappey tha se presidenti rus e ka gabim nëse mendon se një përgjigje ndaj tij duke përdorur ar*më të ndaluara do të kërkonte lejen e NATO-s.

“Presidenti Putin e ka gabim nëse mendon se duhet një miratim ndërkombëtar për të ndërhyrë. Miratimi i NATO-s nuk është i domosdoshëm”, tha ai. Ai po fliste pas su*lmit kimik të raportuar mbi trupat e mbetura ukrainase në Mariupol nga forcat ruse. Në fillim të kësaj jave, ushtarët nga Regjimenti Azov thanë se vuanin nga gulçimi, acarim i syve dhe spazma muskulore, me sa duket pasi një gaz misterioz i bardhë u lëshua nga një dron rus.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u distancua nga pretendimet, por frika mbetet se Putini mund të përdorë ar*më kimike.
Tutje ministri përmendi rastin e nisjes së aksionit në Siri, në vitin 2018, nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca, që iu përgjigjën su*lmit kimik nga regjimi diktatorial. Heappey vizitoi aleatët evropianë këtë javë dhe përsëriti dje se kishte shumë mundësi për Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë dhe Francën për të mbështetur çdo vend që mund të furnizojë pajisje ushtarake në Ukrainë.

Baby Boo