Zaev: Për Tetovën kemi 5 kandidatë, 3 prej tyre janë shqiptarë


Kryeministri Zoran Zaev, ka njoftuar se ka zhvilluar takime me liderët e partive tjera politike dhe se sot do të takohet edhe me Ali Ahemtin, për të diskutuar rreth zgjedhjeve të ardhshme lokale. Në ndërkohë i pyetur për koalicion të mundshëm me ndonjë parti tjetër sa i përket qytetit të Tetovës, Zaev u përgjigje se për Tetovën do të garojnë të gjitha partitë politike.

“Në procedurën tonë kemi pesë kandidatë për Tetovën dhe tre prej tyre janë shqiptarë që janë nominuar nga partia. Por megjithatë në fund anketat do të vendosin se cili nga kandidatët do të garoj LSDM për kreun e Komunës. Unë do të isha i lumtur sikur të kishte ndonjë kandidat shqiptar favorit për Tetovën”, u shpreh Zaev.

Baby Boo