Po transplantohen dy veshkat, pacienti që fitoi zemrën është në gjendje të mirë!


Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar, se për momentin në Klinikën e urologjisë në rrjedhë është transplantimi i dy veshkave të donatores, 44-vjeçares e cila dje pësoi vdekje të trurit.
“Dy pacientë të moshës 30 dhe 23-vjeçare, të cilët një kohë të gjatë janë në dializë, do të fitojnë veshkë nga 44-vjeçarja”, njoftojnë nga MSH-ja.

Herët, gjatë mëngjesit të sotëm ka përfunduar edhe transplantimi i zemrës, te pacienti i cili një kohë të gjatë vuante nga zemra e dobët.
“Pacienti është në gjendje stabile dhe po rikuperohet pas operacionit”, thuhet më tej në njoftimin e MSH-së.

Baby Boo