Po shqyrtohet kthimi i karantinës në Maqedoninë e Veriut!


Kthimi i karantinës dhe orës policore është një nga mundësitë që po shqyrtohet pas rritjes enorme të numrit të personave të infektuar në Maqedoninë e Veriut. Këtë e ka konfirmuar drejtori i Entit për Shëndetësi Publike në Shkup, Aleksandar Stojanov, njëheri anëtar i Komisionit për sëmundje ngjitës.

“Spitalet po mbushen. Ende ka vende të lira, por nëse mbushen spitalet, atëherë nuk kemi rrugëdalje tjetër pos të propozojmë orë policore dhe karantinë”, ka thënë Stojanov. Ai nuk përjashton mundësinë që karantinë të propozohet për komuna të veçanta ku numri i të infektuarve është më i lartë, siç u izolua Dibra në fillim të pandemisë.

Baby Boo