Po luante me motren, 3-vjeçari vdes pasi fshihet në lavatriçe

Një tre-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi po luante me të motrën kukafshehti.

Baby Boo

Vogëlushi, i quajtur Marcel, gjatë lojës është munduar të fshihet brenda në lavatriçe, ku kishte arritur nga brenda që të mbyllte edhe derën.

Ngjarja ka ndodhur më 18 Qershor në Slupsk të Polonisë. Prindërit e tij filluan të kërkonin për të, kur nuk e dëgjuan më të luante.

Babai i tij, emri të cilit nuk është bërë publik, e gjeti Marceli të mbyllur brenda lavatriçes në banjo dhe lajmëruan menjëherë ambulancën.

Kur mjekët arritën, gjendja e tre-vjeçarit ishte kritike. Falë përpjekjeve të tyre, Marceli arriti të dërgohej në spitalin më të afërt, por vdiq 6 orë më vonë.

Nga autopsia u zbulua se ai kishte vdekur nga asfiksia, për shkak të mungesës së oksigjenit në lavatriçe.

Ndërkohë, sipas mediave është ngritur një hetim mbi këtë rast dhe prindërit e tij mund të akuzohen për vrasje padashje.

Restorant Lumare