Po kontrabandonte mallra nga Maqedonia e Veriut, ndalohet furgoni nga Policia e Kosovës (FOTO)


Policia e Kosovës ka parandaluar edhe një rast të kontrabandës me mallra. Njësia e Policisë Kufitare Lindje mbrëmë gjatë vëzhgimeve në prita të befasishme, ka arritur të vërejë dhe më pas ka përcjellë hyrjen e mallrave përmes rrugëve malore ilegale nga Maqedonia e Veriut në Republikën e Kosovës.

Policia ka ndaluar një mjet transportues të mbyllur (furgon) në të cilin ka gjetur dhe sekuestruar:
Vaj motorik 50 bidona x 20l = 1000 litraDivan (mobile ) dysh = 10 copëDivan (mobile) njëshe = 40 copëTavolinë (mobile) = 2 copë, si dhe Pjesë të ndryshme për mobilje.

Njësia e Policisë Kufitare me mbështetje të hetimeve rajonale dhe në bashkëpunim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për hetimin e rastit, si dhe parandalimin e rasteve të tilla.
Malli i konfiskuar i dorëzohet Doganës së Kosovës për procedura të mëtejme.

Baby Boo