Ramush Haradinaj nuk i mban lotët në varrimin e të vr*arëve ne Gllogjan


Sot iu dha lamtumira e fundit dy nxënësve të fshatit Gllogjan që humbën jetën të premten mbrëma pasi u vranë në një pritë së bashku me shoferin e autobusit. Dy ditë pas sulmit ndaj një autobusi që po barte nxënës në linjën Gjakovë-Deçan, ende nuk dihet se kush shkaktoi vrasjen e trefishtë.
Në varrimin e tyre morën pjesën qindra persona, e në mesin e tyre ishte edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili nuk mundi t’i mbante lotët për vdekjen e dy të rinjve që vinin nga fshati i tij i lindjes.

Haradinajn, si rrallë herë më parë, e tradhtuan lotët në momentin e varrimit të viktimave nga su*lmi mbi autobus. Ai nuk ishte parë duke qarë as në kohën kur u varrosën vëllëzërit e tij në luftë, Luani e Shkëlzeni dhe as kur e va*rrosi vëllain e tij Enverin, i cili u vr*a pas lu*fte dhe as babanë e tij, Hilmiun, i cili vdiq disa vite më parë.
Haradinajn po ashtu ishte i treguar i fortë duke mos qarë edhe për 22 dëshmorët që vijnë nga fshati i tij, Gllogjani, të cilët ranë gjatë luftës për çlirim të Kosovës.

Në foton ku shihet Ramush Haradinaj duke qarë, shumë i mërzitur duket po ashtu edhe djali i dëshmorit Shkëlzen Haradinaj, Luani.
Haradinaj u ka shprehur ngushëllime famlijarëve të të vrarëve dhe është lutur që këso raste të mos ndodhin më.
Në varrim ka marrë pjesë edhe kryeministri, Albin Kurti, si dhe disa ministra.

Baby Boo