Plazhi i frikshëm i Portonovës (VIDEO)


Kjo tabelë e shtrembër e bashkisë të njofton për zonën e rrezikut. Por kjo nuk e ka penguar këtë çift anglez të mbërrijë këtu. Edhe pse nuk kanë dijeni për mbytjet e pushuesve vitin e kaluar, ata duket se e njohin mirë këtë det. Thonë se nga ajo çfarë shohin, ky nuk është vend për të notuar, por për sërf.

Natyra e veçantë në Portonovë ka joshur gjatë sezoneve shumë pushues. Por ka patur prej atyre pushuesve që nuk janë përballur dot me dallgët e forta të detit. Vetëm vitin e kaluar u regjistruan 5 viktima.

Portonova ndodhet në plazhin e Zvërnecit. Aty ka rryma ujore. Uji godet në shkëmb dhe kthimi është i menjëhershëm.

Në kohëra të ndryshme banorët kanë regjistruar shumë mbytje. Por edhe pse çdo vit ka viktima nga institucionet nuk është marrë asnjë masë.

Nuk ka kulla vrojtimi e as roje bregdetare. Kurse përgjatë rrugës që të çon aty nuk gjen asnjë tabele sinjalizuese.

Baby Boo