Kush janë shtatë oligarkët e Vladimir Putinit që u sanksionuan sot nga Britania e Madhe?


Roman Abramovich, Oleg Deripaska, Igor Sechin, Andrey Kostin, Alexei Miller, Nikolai Tokarev dhe Dmitri Lebedev janë shtatë oligarkët rusë që u sanksionuan sot nga Britania e Madhe.
Ky sanksionim vjen pas nisjes së agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë, shkruan Telegrafi.

Roman Abramovich – pronar i klubit të futbollit Chelsea dhe ka aksione në gjigantin e çelikut Evraz dhe Norilsk Nickel; Oleg Deripaska – ka aksione në En Group; Igor Sechin – shef ekzekutiv i kompanisë ruse të naftës Rosneft;
Andrey Kostin – drejtor ekzekutiv i bankës ruse VTB; Alexei Miller – shef ekzekutiv i kompanisë energjetike Gazprom; Nikolai Tokarev – president i kompanisë ruse të gazsjellësit Transneft; Dmitri Lebedev – kryetar i Bordit të Drejtorëve të Bankës Rossiya.

Sekretarja britanike e Punëve të Jashtme, Liz Truss ka thënë se sanksionimi i tyre ka të bëjë me lidhjet e ngushta që kanë këta me presidentin rus Vladimir Putin.
“Sanksionet e sotme tregojnë edhe një herë se oligarkët dhe kleptokratët nuk kanë vend në ekonominë dhe shoqërinë tonë. Me lidhjet e tyre të ngushta me Putinin, ata janë bashkëpunëtorë në agresionin e tij. Gjaku i popullit ukrainas është në duart e tyre”, tha Truss.

Deri më tani, oligarkët kryesorë të Rusisë kanë humbur më shumë se 80 miliardë dollarë pasuri.
Trazirat ekonomike që ndikuara nga agresioni rus në Ukrainë i urdhëruar nga presidenti Vladimir Putin, kanë fshirë rreth një të tretën e pasurisë së 20 miliarderëve më të pasur të vend.
Të paktën 12 rusë kanë rënë nga lista e miliarderëve në javët e fundit. /Telegrafi/

Baby Boo