Plazhet e Strugës gati për jehonën e sezonit turistik


Për siguri më të madhe të notuesve në ujërat e Liqenit të Ohrit, koncesionarët e plazheve të Strugës kanë angazhuar shpëtimtarë në ujë.

Sekretarja e organizatës komunale të Kryqit të Kuq – Strugë, Adhurime Dauti për MIA-n ka informuar se të gjitha plazhet dhe akua – parku kanë dakorduar marrëveshje dhe 22 shpëtimtarët do të angazhohen për sigurinë e notuesve.

Edhe pse interesi i shpëtimtarëve në fillim të sezonit turistik, sipas saj ka qenë më i dobët, megjithatë kah mesi i korrikut koncesionarët kanë bërë marrëveshje me Kryqin e Kuq – Strugë, i kanë siguruar plazhet dhe tani të gjitha plazhet legale i përmbushin kushtet për notim dhe rekreim të vizitorëve.

Dauti ka drejtuar apel deri te notuesit të kenë kujdes në ujërat e liqenit, të mos shkohet jashtë zonave të shënuara, ndërsa ata që përdorin pedale të kenë jelekë për siguri.

“Apelojmë deri te turistët që nuk dinë të notojnë të mos shkojnë më larg zonës së shënuar që e sigurojnë shpëtimtarët. Dhënësit e varkave me pedale, të cilat edhe pse janë të ndaluara në Strugë, mund të shihen në bregun e liqenit, të sigurojnë jelekë sigurie dhe të mos përdorin vendet e notimit për këto objekte lundruese”, ka thënë Dauti.

Ajo mes tjerash ka apeluar që të kenë kujdes edhe prindërit me fëmijë dhe nëse humben apo iu nevojitet ndihmë tjetër të drejtohen tek shpëtimtarët e Kryqit e Kuq.

Baby Boo