Shitësi i qebapëve që i ngjanë liderit korean Kim Jong


Një shitës i qebapëve në rrugë me një ngjashmëri tejet të madhe me liderin e Partisë Demokratike të Koresë, Kim Jong, e pa veten të rrethuar me blerës që kur një fotografi e tij duke tymosur duhan po shfaqej afër vendit ku ai punon.

Kjo fotografi e kishte nxjerrë në pah ngjashmërinë e tij me liderin korean Kim Jong.

Personi në fjalë, Manchu Tuan, tha se ai kurrë nuk e kishte vërejtur këtë ngjashmëri derisa njëri nga klientët e tij i kishte kërkuar ta bënin një foto të çastit së bashku për shkak se ai ngjanë shumë me liderin korean Kim Jong.

“Po, natyrisht, i thashë, por vetëm nëse blen një qebap. Në këtë mënyrë ai bleu dy, dhe nga ai moment mua më lindi ideja e paraqitjes së pamjes sime në reklama”, tha Tuan.
Pastaj, ai tha se kishte oferta të shumta nga shumë njerëz për të realizuar fotografi së bashku, saqë shpesh nuk gjente kohë ta ushtronte profesionin e tij në rrugë.

Për shkak të kësaj ai tashmë ka marrë një punëtor në mënyrë që ta zëvendësojë atë në punë kur njerëzit i kërkojnë të dalin në fotografi.

Manchu Tuan punon në provincën e Liaoningut të Kinës, pranë Universitetit në Shenyang.

“Ndihem i kënaqur me punën që e bëj e veçanërisht tani kur janë përhapur fjalë se lideri i Partisë Demokratike të Koresë po shet qebapë këtu”, shtoi ai.

Baby Boo