Plas skandali me vaksinat në Shqipëri: Rreth 45 euro për një Pfizer në qendrën shëndetësore në Kavajë


Vaksinat kundër COVID që shteti i ofron falas, po në shtet i blen me lekë. Emisioni “Fiks Fare” ka den*oncuar mbrëmjen e së martës një tjetër sk*andal.
Ka qenë drejtoi i Qendrës Shëndetësore Luz I Vogël në Kavajë, i cili ka dhënë vaksinën Pfizer për një qytetar nga Tirana, kundrejt dhënies së ryshfetit. Gazetarët e emisionit Fiks Fare kanë de*noncuar këtë ska*ndal me zë e figurë, teksa kanë biseduar jo vetëm me drejtorin e kësaj qendre, por edhe me infermieret që punonin aty. Njëra prej tyre ishte bashkëshortja e drejtorit e ngarkuar me detyrën e përgjegjëses së procesit të vaksinimit.

Gazetarët i drejtohen Qendrës Shëndetësore Luz i Vogël në Kavajë ku takojnë personalisht drejtorin e kësaj qendre i cili i orienton në dhomën e vaksinimit. Në këtë dhomë përveç infermieres është e pranishme edhe kryeinfermierja që është bashkëshortja e drejtorit. Pasi ulin bashkëpunëtorin e Fiksit të dyja sëbashku hapin shihesh që mban vaksinën Pfizer madje edhe duke e treguar që mbi qytetarin po bëhet kjo vaksinë. Pasi kryhet injeksioni i vaksinën bashkëpunëtorit i merren të dhënat dhe i thuhet se dozën tjetër të vaksinën do e bëj pas 21 ditësh.

Në bisedë bashkëshortja e drejtorit tregon se dozat e vaksinave Pfizer janë në doza shumë të vogla, ku në një muaj kjo qendër ka marrë vetëm gjashtë copë të tilla. Më pas gazetarët e Fiksit dhe drejtori i Qendrës Shëndetësore Luz i Vogël ulen në kafe duke biseduar edhe për çmimin që do të paguajnë për këtë shërbim të ofruar nga ai. Por drejtori nuk pranoi të jepte një çmim pasi u shpreh ” do flasim pas dozës së dytë”. Ai gjithashtu u tregon gazetarëve se fillimisht njerëzit kishin frikë të vaksinoheshin, ndërkohë që aktualisht kërkesa për t’u vaksinuar me Pfizer është rritur shumë dhe sasi që merr qendra që ai drejton është tepër e vogël.

“Në filim Pfizer blihej nga shteti me 16 mijë lekë të vjetra, por në fatuirat e fundit ka arritur në 72 mijë lekë të vjetra. Dhe pritet rritje akoma më shumë” shprehet ai.
Pas 21 ditësh bashkëpunëtorit të Fiksit i vjen njoftimi se duhet të bënte dozën e dytë të vaksinës. Sërish gazetarët shkuan në qendrën shëndetësore ku bëhet edhe doza e dytë e vaksinës Pfizer. Edhe pse me vendbanim në Tiranë qytetari e bëri vaksinën në Luz të Vogël të Kavajës ku u regjistrua nga ana e infermieres edhe në sistem. ” Pas tre ditësh do shfaqet edhe tek e-albania që jeni vaksinuar” shprehet infermierja.

Por pazaret nuk bëhen brenda qendrës shëndetësore, drejtori i kërkon gazetarëve të Fiksit të shkojnë në kafe dhe të bisedojnë. Edhe pse nuk dha një shifër konkrete se sa lekë donte, ai i fton gazetarët në zyrën e tij në qendrën shëndetësore. Edhe pse në dozën e parë u kishte thënë se do flisnin për shumën mbas kryerjes së dozës së dytë, drejtori nuk jep çmim fiks. Por pas shtatë mijë lekësh të lëna në tavolinën e tij, ai merr pesë mijë lekë duke kthyer mbrapsht dy mijë lekë. Pra në qendrën shëndetësore Luz i Vogël Kavajë kundrejt pesë mijë lekëve mund të vaksinoheshe me Pfizer.

Doza e parë e vaksinimit me Pfizer, Qendra Shëndetësore Luz i Vogël, Kavajë

Baby Boo