Bjellorusia e shpalli Maqedoninë e Veriut si “vend armik”


Bjellorusia shpalli sot listën e “vendeve armiqësore”, e cila përveç vendeve anëtare të BE-së përfshin 12 vende të tjera – Shtetet e Bashkuara, Britanin[, Australinë, Kanadanë, Norvegjinë, Zelandën e Re, Shqipërinë, Islandën, Maqedoninë e Veriut, Lihtenshtajnin, Malin e Zi dhe Zvicrën.

Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko ka nënshkruar një dekret me qëllim që siç thuhet “t’i mbrojë subjektet ekonomike nacionale nga huamarrja me mjete nag llogaritë e tyre me kërkesë të banorëve të vendeve të huaja që kryejnë akte armiqësore kundër personave juridik ose fizik bjelloruse.
Bjellorusia nuk po merr pjesë në luftën e Rusisë në Ukrainë, por pasi Lukashenko konsiderohet i afërt me presidentin rus Vladimir Putin edhe ajo është subjekt i një sërë sanksionesh perëndimore./Portalb.mk/

Baby Boo