Plas molotovi, protestuesit e PD i vënë flakën KZAZ-së në Bushat të Vaut të Dejës, plagosen 2 policë


KZAZ-së Nr. 6 në Bushat të Vaut të Dejës i është vënë flaka nga protestuesit e Partisë Demokratike, të cilët kanë hedhur molotovë nga dritarja e shkollës.

Protestuesit e opozitës i kanë vënë zjarrin KZAZ-së që ndodhet tek Shkolla Profesionale “Ndre Mjeda” atje, duke hedhur molotovë.

Nga sulmi janë lënduar dy efektivë policie dhe janë dëmtuar materialet zgjedhore, ndërkohë PD po vë në zbatim planin e saj pë bllokim të zgjedhjeve./e.k-Dritare.net

Baby Boo