Dy të tretat fëmijëve nuk e dinë çka është disketa dhe videokaseta

Për të lindurit pas vitit 2000, teknologjia e viteve ’90 është tërësisht aliene.

Baby Boo Tinex

Është aq e huaj sa një studim i kryer thotë që dy të tretat e fëmijëve nga gjashtë deri në 18 vjet nuk e kanë idenë se çfarë është disketa, ndërsa gjysma e tyre kurrë nuk kanë dëgjuar për videokasetën.

Hulumtuesit në “YouGov” kanë testuar 2 mijë e 11 fëmijë me fotografi të pajisjeve të ndryshme teknologjike dhe u kanë kërkuar që të shkruajnë emrat e secilës pajisje.

Rezultati tregoi se dy të tretat e fëmijëve ose 67 për qind e tyre, nuk e dinin se çfarë është disketa ose e kanë identifikuar gabimisht.

Hulumtuesit kanë thënë se vetëm disa prej fëmijëve e kanë identifikuar si ikonë për ruajtjen e dokumenteve.

18-vjeçarët nuk kanë pasur ide se çfarë është teleteksti pasi 86 për qind e tyre nuk kanë mundur ta gjejnë se çfarë është.

Të rinjtë kanë mundur ta njohin vetëm një produkt të vjetër të viteve ’90: Kasetën dhe kasetofonin./Insajder

Restorant Lumare