“Plani B” i LDK-së që po diskutohet nëse AAK largohet nga koalicioni: PDK-së i jepet presidenti dhe këto ministri kyçe

Kriza ndërmjet partive të koalicionit qeverisë LDK – AAK- Nisma tashmë ka marrë udhë.Krejt kjo ka nisur kur kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tash e disa javë ka lëshuar akuza të rënda ndaj partisë që drejtohet nga Isa Mustafa (LDK), saktësisht drejt kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti.Së fundi, ish kryeministrit i Kosovës Ramush Haradinaj, i ka vendosur një kusht Lidhjes Demokratike të Kosovës, nëse duan që koalicioni të vazhdoj – pozitën e Presidentit të Kosovës.

Madje, për këtë Haradinaj ka marrë edhe bekimin e partisë që drejton- Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.Por ky kusht i vënë nga lideri i AAK-së nuk është i vetmi që ka shpërfaqur prishjen e raporteve me partinë që është në bashkëqeverisje.Emërimi i koordinatorit shtetëror për bisedimet Kosovë – Serbi, Skender Hyseni nga ana e kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti e ka zëmëruar më të madhe kryetarin e AAK.

Menaxhimi i pandemisë dhe “rrëshqitja” potenciale e Kosovës nga dialogu politik në atë teknik ndërmjet dy vendeve ( Kosovë – Serbi), e ka rritur pezmin e Ramush Haradinajt ndaj qeverisë Hoti deri në atë masë saqë ish gjenerali i lu*ftës së fundit në Kosovë, ka nisur “të mos ketë besim” në qeverinë aktuale.Për krejt këto tema të hënën do të ketë një takim sy me sy ndërmjet Isa Mustafës, Ramush Haradinajt, Fatmir Limajt por edhe me prezencën e kryeministrit Avdullah Hoti.

Takimin e së hënës e ka konfirmuar vetë kreu i LDK, Isa Mustafa, e që arsye pse është shtyrë kaq gjatë sqarimi i “ankesave” të Haradinajt ka qenë Avdullah Hoti, i infektuar e tashmë I shëruar nga COVID 19.Para këtij takimi Isa Mustafa i ka këputur shpresat Ramush Haradinajt për pozitën e presidentit duke i “thënë se kjo pozitë nuk ka qenë “pazar” i marrëveshjes LDK- AAK- NISMA për bashkëqeverisje.

Aktakuzat nga Specialja dhe hyrja e PDK-së në qeveri
Publikimi i aktakuzave nga Prokuroria Speciale e Hagës për presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli por ende të pakonfimruara, ka sjellë një situatë të re politike në vend.
Të gjitha partitë që janë në qeverisje, njëzëri kanë kërkaur që të ketë një qeveri gjithëpërfshirëse duke vlerësuar se Partia Demokratike e Kosovës, që drejtohet nga Kadri Veseli duhet të hyjë në Qeveri.

Në PDK që aktualisht është në opozitë, bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje ka qëndrime të ndryshme nëse një gjë e tillë duhet të ndodh. Që nga 6 tetori i vitit të kaluar, kur edhe u mbajtën zgjedhjet parlamentare, shefi i PDK-së ka përsëritur qëndrimin se partia që drejton do të mbetet në opozitë pavarësisht situatave të krijaura apo nevojës për një qeveri më stabile.

Karta e LDK dhe kushtet e PDK për hyrje në qeveri
Burime të sigurta të Gazeta Blic në kushte anonimiteti kanë thënë se LDK, në rast se AAK del nga koalicioni qeverisës, do ta përdorë një kartë tjetër apo planin B e që është bindja e PDK-së për të hyrë në qeveri me LDK.
Deri tani asgjë nuk ka zyrtare, përveç se zyrtarë të lartë të PDK kanë konfirmuar se ka pasur takime ndërmjet LDK e PDK në mënyrë që kjo e fundit të jetë pjesë e qeverisë.

Takimet i ka konfirmuar Xhavit Haliti pa dhënë shumë detaje, përveç se janë mbajtur në Jug të Shqipërisë.

Këto burime kanë thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës për ta bindur PDK-në në mënyrë që kjo e fundit të jetë në qeveri, do të rris numrin e ministrive aktuale.

“Dy minisitri shtesë do t’i ketë kabineti qeveritar në rast se PDK do të jetë pjesë e qeverisë”, ka thënë një burim i lartë në LDK për Gazeta Blic.

Por ky veprim i partisë së Isa Mustafës nuk e ka bindur kruen e PDK-së, Kadri Veseli.

Burimet thonë se PDK ka kushte të qarta në rast se vendosin të hyjnë në qeveri

“Ministritë siç janë ajo e Drejtësisë, Shëndetësisë, Infrastrukturës dhe pozita e Presidentit të Kosovës, do ta bindnin PDK-së që t`i bashkohet LDK për bashkëqeverisje”, ka thënë një burim tjetër nga Partia Demokratike e Kosovës.

Se posti i presidentit mund ta marrë PDK, është raportuar edhe ditë më parë, madje janë përmendur edhe emrat si ajo e ish- ambasadorës së Kosovës në SHBA Vlora Çitaku, ish- ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi apo edhe sekretari aktual i PDK-së, Uran Ismaili.

LDK deklarohet për presidentin, heshtet PDK

Gazeta Blic ka provuar zyrtarisht të flas me PDK e LDK për këtë çështje, mirëpo nuk kanë dhënë detaje.

Krejt çka i ka dhënë Gazetës Blic njëri nga zyrtarët e LDK-së, është vullneti që kanë si parti për zgjerimin e qeverisë.

Haki Rugova për Blic ka theksuar se “ështja e presidentit akoma nuk ka ardhur në tavolinë, e LDK me partnerët do ta mbajë këtë qeveri, eventualisht ta zgjerojë koalicionin e pastaj shofim kur të vjen koha diskutojmë për presidentin”.

Ndërkaq, sot Haradinaj ka qenë i qartë në një intervistë të dhënë për media.

Ai i ka vendosur LDK-së kushtin që nëse duan edhe më tutje partneritet në qeverisjë, atëherë duhet t’ia garantojnë postin e presidentit.

“Aleanca është para dy zgjidhjeve, të dyja shumë të vështira. E para është që të vazhdojë të jetë pjesë e pushtetit dhe e vendimmarrjes, por ta kushtëzojë me marrjen e një pozicioni vendimmarrës të presidentit edhe ajo është logjika pse Këshilli Drejtues i AAK-së më ka dhënë autorizim të negociojë edhe për çështjen e presidentit, me qëllim që ne të mos përjashtohemi nga tavolina e marrjes së vendimeve. Pra, ne nuk rrisim pushtet me marrjen e presidentit, por ne vetëm ruajmë mundësinë e të qenurit në tavolinë aty ku merren vendimet”, ka deklaruar ai.

Sipas Haradinaj, LDK nuk ka ambicie që ta marrë këtë post.

“LDK-ja nuk mund t’i ketë dy përgjegjësitë e para edhe kryetarin e qeverisë dhe presidentin. Edhe LDK, në fakt nuk ka shprehur ambicie. Ish- kryeministri (Isa) Mustafa nuk ka shprehur ambicie për postin e presidentit. Ai nuk është i interesuar të hapë paketën, pra që ta shkarkojë këtë qeveri, të nominojë një mandatar, të pres ato dy javët e famshme që t’i dërgojë letra Vetëvendosjes, që të bie në procedura të caktura”, ka thënë Haradinaj, duke thënë se shpreson në mirëkuptim edhe nga PDK’ja.

Akualisht pozita e presidentit përfudnon në shkurt të vitit 2021, por në rast se Gjykata Speciale ngreh aktakuzë ndaj presdientit hashim Thaci, ky I fundit ka paralajmëruar se do të jap dorëheqje.