Plakut i vidhen 13 mijë denarë në Tetovë

Të martën 71-vjeçari R.B. nga fshati Bogovinë, ka denoncuar se në një barnatore në rrugën “Iliria” në Tetovë, derisa ka qenë duke blerë barna dhe në dalje të barnatores është takuar me një person të panjohur, i cili me shpejtësi ka kryer vjedhje ku nga xhepi i palltos i ka vjedhur 13 mijë denarë. I panjohuri është afruar shumë ndaj tij, gjoja se po ndihmote që të mos bjerë përtokë dhe në këtë mënyrë e ka kryer vjedhjen. Për një kohe të shkurtër, është arrestuar 53-vjeçari M.I. nga Tetova, dhe është dërguar në Stacionin policor Tetovë, ku është mbajtur në procedurë të mëtutjeshme, me dyshimin se i njëjti është kryerësi i vjedhjes në fjalë. (koha.mk)