Pl*agoset një person nga Haraçina


Policia arr*eston katër persona
Mbrëmë është qëlluar më ar*më zj*arri në krahëror një person nga fshati Haraçinë. Ministia e Punëve të Brendshme ka arr*estuar katër persona dhe thonë se po punojnë në zbardhje të rastit.

65 vjeçari nga fshati Mojancë nga komuna e Haraçinës ka përfunduar në spital pasi mbrëmë rreth orës 21:30 një person gjuajti atë me ar*më zj*arri në krahëror. Drejtori nga spitali për sëmundje kirurgjikale Shën Naumi i Ohrit tha se gjendja e të lënduarit është stabile.

LUBEN ARSENOV DREJTOR I QYTETIT NAUM OHRIDSKI
“Është sjellur një pacient me plagë në pjesën e krahërorit i lënduar me gjuajtje të dyfishtë me armë zjarri. Menjëherë është bërë operacion. Evidente ka qenë se bëhet fjalë për plagë sipërfaqësore. Sot pacineti është dërguar në klinikën torakale dhe është në gjendje stabile”.
Policia ka arr*estuar katër persona dhe po punon në zbardhjen e rastit..

Njoftimi i MPB:
“Me datë 01.01.2022, zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë arr*estuar katër persona, pas kallëzimit të pranuar në ora 21.30 nga Spitali për sëmundje kirkurgjikale Shën Naumi i Ohrit, ku me plagë nga ar*më zj*arri është sjellë Sh.N 65 vjeçar nga fshati Mojancë. Sipas njoftimit, teksa drejtonte automjetin e tij të “Golf” në fshatin Mojancë, Sh.N. është qëlluar nga një person nga fshati Haraçinë, i cili ka qenë në veturën “Mercedes C”, pa targa”.
Për ngjarjen është raportuar në Prokurorinë Publike dhe pas ekspertizës dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes do të dorëzohet parashtresë përkatëse./KlanMacedonia/

Baby Boo