Plagoset një person në Prishtinë, dërgohet me urgjencë në spital


Një person është plagosur si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Kjo është konfirmuar për Express nga zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti. Rasti sipas policisë ka ndodhur sot rreth orës 16:30.
Personi i plagosur është dërguar për trajtim mjekësor. Policia është duke u marrë me rastin.

”Sot rreth orës 16:30, policia ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast një person është plagosur, dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.”, ka thënë ajo.

Baby Boo