Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!


Ngelet sërish i lartë numri i rasteve të reja me COVID në vendin tonë. Kështu në 24 orët e fundit janë kryer 3 728 testime të dyshuara për COVID dhe prej tyre 1 056 kanë rezultuar pozitivë, ose 28 për qind e testimeve. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me virusin edhe 25 pacientë duke e çuar numrin e përgjithshëm të vik*timave në 3 528 që nga fillimi i pandemisë. Gjatës ditës së sotme janë shëruar 727 persona duke e çuar numrin e personave të shëruar në 102 201. Momentalisht personat aktivë me virusin janë 15 153.

Baby Boo