Plagoset me armë shqiptari në Itali, po lëvizte me biçikletë


Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Itali. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Acerra-s në Napoli. Deri më tani nuk dihet identiteti i shqiptarit të plagosur, por bëhet e ditur se është 40 vjeç.

Mësohet se ai ka marrë disa plumba në këmbë. Sipas asaj që shkruajnë mediat, shqiptari po lëvizte me biçikletë, kur një person i paidentifikuar ka shtënë me armë ndaj tij.

40-vjeçari është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Policia po vijon hetimet për këtë ngjarje për të përcaktuar qartë dinamikën e asaj që ka ndodhur.

Ajo që shkruajnë mediat italiane është fakti se shqiptari ishte me precedentë të mëparshëm penalë./tvklan.al

Baby Boo