Plagët e një Kryeministri, që lëshuan shpresën në fluturim


Të lexojmë historinë e të kërkojmë cili Kryeministër ka derdh gjakun e tij për të drejtat kombëtare të Shqipëtarëve, vështirë të gjejmë një të vetëm .Të gjithë në fillim ose në mbarim të karrierës të tyre politike një shekullore ka lëshuar vetëm deklarata,vetë pallavra patriotike,vetë premtime dhe vendikime në kufinjt e qesharakes .Të gjithë Kryeministrat duke i marrë që prej 1912-tës kanë thënë e bërë vetëm kodra e male me fjalë,e me fjalime por askush nuk pati guximin të pëballej me të keqen përball,të luftonte me të,ndoshta dhe deri në rezikimin e jetës të tij personale .Viti 1912 deri në shpalljen e mbretërisë,kryeministrat tanë i gjente në arrati të përhershme.Më pas mbreti i vetëshpallur i Shqipëtarëve Zogu I,la vendin e iku në arrati,e kështu deri në fillimet e demokracisë ku kryeministrat kanë ikur me bishtin ndën shal kur kriste problemi, ose dhe kanë qëdruar por kanë reaguar dhe mbrojtur veten me duar të të tjerëve .Pas një shekulli përmbi renë e frikës të udhëheqësave shqipëtar,fluturoj një shqiponjë me rrënjë të lashta shqipëtare në Shkup,ky është shqipëtari që nuk harroj të kaluarën e tij dhe e shpalli atë me respekt para gjithë botës,ky është Kryeministri i Republikës të Maqedonisë,Zoran Zaev .
Në mes të kuvendit të vendit të tij duke e ditur shumë mire se mbeturinat e një ish pushteti fashist mund ta ekzekutonin qëndroj stoik dhe nuk u tërhoq nga misioni i tij fisnik që Maqedoninë ta bëj vend europian. Nuk po i kuptoj një pjësë të shqipëtarëve që nuk po i ndjenë rrezet e ngrohta të një dielli të ri që po lind në Maqedoni.Nuk po i kuptoj pse ja ngjitin rrezet e para të këtij dielli të ri si pullë poste disa politikanëve karrierist shqipëtar atje, që kanë 28 vjet që lozin me topin e tradhëtisë dhe mosguzimit,që ndrojnë njëri tjetrin dhe bëhen bashkë kur ja do interesi i pushtetit.Pikërisht janë ata politikanë që thirrën djemtë më të mire edhe për luftë dhe i lanë në balt ata dhe idealët pse i thirrën.Nuk e di ku e gjejnë forcën këta patriot që kultin e individit e kanë si bukën e gojës dhe nuk verbohen nga e kaluara që kthehet furishën në anën e tyre .
Po vjen rrezja e shpresës nga atje ku nuk e prisnim,pse duhet të jemi skeptik! Po vjen rrezia e shpresës nga e kaluara e një Kryeministri të zgjedhur dhe me vota dhe të shqipëtarëve që i besuan dhe pse ishin pak .Zoran Zaev është rezja e pare e shpresë që shqipëtarët e asimiluar me fe e atdhe në Ballkan të rikthehen në renjët e tyre si Kryeministra që duan të tashmen e tyre dhe adhurojnë dhe tregojnë rrënjët e tyre Shqipëtare pa ju dridh qerpiku .Fotot e tyre le të digjen nga fashistët e të kaluarës dhe mbeturinat e tyre, dhe kërcënime nga ata le të notojnë në ujin e ndotur të së kaluarës,le të notojnë në detin e Albanofobisë që po shteron .
Tashmë Republika e Maqedonisë është e jetushme dhe për shqipëtarët dhe për maqedonasit dhe për këdo tjetër me te drejta të barabarta, dhe kjo po harrihet me plagët në ballin e Kryeministrit të të gjithëve dhe me zemrën e pastër të një shqipëtari me rrënjë të lashta dhe maqedonasi njëkohësisht , që po jep shembull europian në shtetin që po drejton .
Pas ligjeve dhe pëfaqësimit dinjitoz të shqipëtarëve tashmë radhën e kanë rihetimi i cështjeve dhe montimeve të pushtetit të kaluar, që drejtësia të udhëheq të ardhmen e një shteti ku në të jetojnë një million shqipëtar.Albanofobia nuk është më celsi i fitoreve përkundrazi,tashmë Zajev do marri një lumë të tërë votash dhe respekti në zgjedhjet e ardhëshme nga shqipëtarët atje,të cilët po e kuptojnë se ulurimat e politikës të vjetër nuk mund ti genjej më se gjoja shqipërët atje po humbin mandate,ata tashmë nuk humbin mandate por fitojnë një shqipëtar të mire me rrënj të lashta dhe një Kryeministër për të gjithë. Shqipëtar e Maqedonas sëbashku do të luftojnë e votojnë kundër rikthimit të fashizmit,kunder luftës që nuk ka sjell të mire për askën,,vec tradheti .
Maqedonasit nuk duhen të tremben se shqipëtarën do marrin më shumë sec i takon as shqipëtarët nuk duhet të gjenjehen se do bëjnë Shqipërinë e Madhe sepse kjo e fundit ne të parëve nuk na intereson por do fitojmë në shtet në Ballkan demokratik ku shqipëtarin nuk e shikon si indjan po si veten e vet .
Kryeministri i parë që mori plag për të drejtat e shqipëtarë dhe kjo do ngelet në histori e shekullit të ri .

Nga : Albi KOÇI
Gjirokastër

Baby Boo