Nuk ka vend për panikë, Bekteshi: “Kemi sasi të mjaftueshme të grurit dhe misërit”


“Maqedonia e Veriut ka sasi të mjaftueshme me grurë dhe misër për të mbuluar nevojat e brendshme”, kështu deklaroi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në një pres-konferencë për media.
Bekteshi bëri të ditur se Maqedonia e Veriut ka pasur rritje të prodhimit vendor, nga 195 mijë ton në vitin 2017 në 253 mijë ton në vitin 2021.

“Mullinjtë/kompanitë private në vend kanë mbi 50 mijë ton stoqe gruri, mbi 10 mijë ton misër dhe mbi 8 mijë ton elb, për shkak të rritjes së prodhimit vendor të grurit nga 195 mijë tonë në 2017 në 253 mijë tonë në 2021. Nëse lind nevoja, shteti është i gatshëm të plotësojë rezervat e mallrave, por për momentin nuk ka nevojë për këtë. Qytetarët të mos i nënshtrohen asnjë spekulimi, të mos shqetësohen”, u shpreh Kreshnik Bekteshi – minister i Ekonomisë.

Baby Boo