Plaçkitet postieri, ia marrin të gjitha paratë


Në orët e vona të së mërkurës, në fshatin Bablak të Ferizajt, ndodhi një incident paksa i pazakontë.

Një 20-vjeçar po kthehej në shtëpi nga puna kur një veturë me katër persona e goditi nga pas, e pastaj edhe e kërcënuan. Ata sipas viktimës ishin të armatosur me armë zjarri AK47, kur edhe ia morën më forcë një shumë të majme parash.

Ngjarja ndodhi pasi B.I e kishte kryer orarin e punës si postier, derisa pazarin që e fitoi gjatë ditës e kishte me vete.

Djaloshi nga Tërrni i Ferizajt që nuk pranoi të flasë publikisht për rastin nuk është se nuk vërejti lëvizje të çuditshme nga një veturë që po i vinte pas.

Rasti u cilësua si “grabitje e armatosur” derisa të dyshuarit nuk janë kapur ende nga organet e rendit.

Baby Boo