Pjesëmarrja e parë e Maqedonisë së Veriut në takim të NATO-s si anëtare e brabartë


Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot, me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, do të marrë pjesë në takimin e Këshillit Atlantik të Veriut (NAC) në formatin e shefave të diplomacive, që do të jetë pjesëmarrja e parë e Republikës së Maqedonisë së Veriut në një seancë të Aleancës, si vend-anëtar i plotfuqishëm i Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Pas anëtarësimit zyrtar të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO më 27 mars të vitit 2020 dhe pas ceremonisë së ngritjes së flamurit maqedonas në seli dhe komandat ushtarake të NATO-s, takimi i ardhshëm është ngjarja e parë punuese e ministrit Dimitrov, ku do të marrë pjesë aktive në diskutimin për çështje prioritare dhe aktivitetet e Aleancës, thuhet në kumtesë.

Duke e cekur takimin e sivjetmë, i cili për shkak të masave restriktive të vendosura pas pandemisë së koronavirusit do të mbahet përmes video konferencës, sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, dje paralajmëroi se në tubim “do t’i dëshirohet mirëseardhje Maqedonisë së Veriut si anëtarja e 30-të”.

Baby Boo