Piloti brazilian “lë timonin” e kthehet në islam mbi Arabi


Një pilot brazilian ka pushtuar titujt e medias në botën arabe, pasi thuhet se gjatë një “pushimi” teksa drejtonte avionin e pasagjerëve mbi Arabinë Saudite u konvertua në Islam.

Kapiteni Amalo, një pilot brazilian për një linjë ajrore të paidentifikuar, u filmua duke recituar Shahada, disa vargje islamike që tregojnë se tashmë ke pranuar fenë myslimane. Atij ju bashkua edhenjë koleg.

Sipas “El Balad”, pamjet e pilotit që bëri betimin e rëndësishëm islamik janë filmuar në kabinën ajrore rreth 18.000 metra mbi tokë. Videoja e konvertimit në islam gjatë fluturimit tani është parë më shumë se 20.000 herë dhe po vlerësohet në të gjithë Lindjen e Mesme.

Videoja e lutjes së pazakontë në qiell tregon një koleg të muslimanit të ri që kryen ceremoninë fetare mes zhurmës së motorëve të avionit. Nuk dihet kur ndodhi ngjarja, por pilotët shpjeguan se kjo ndodhi në rrugën për në Tabuk, Arabinë Saudite.

“Ne jemi këtu me pilotin Amalo nga Brazili. Ai do të thotë tekstin e Shahadës gjatë fluturimit tonë për në Taluka”, dëgjohet të thuhet në video.

Kapiteni pastaj rrotullohet nga lutja, e cila përfshin deklarimin se nuk ka zot tjetër përveç Allahut. “Unë dëshmoj se Muhamedi është Profeti”, shton Kapiteni Amalo, duke plotësuar konvertimin e tij në qiell të hapur.

17 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Baby Boo