Pika të reja për vaksinim kundër Covid-19


Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 67-të e miratoi informacionin për formimin e qendrave rajonale për vaksinim kundër Covid-19.Siç bëjnë të ditur nga pres-shërbimi qeveritar, Qeveria e obligon Ministrinë e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe komunat Manastir, Ohër, Shtip, Kavadar, Tetovë dhe Kumanovë, ta koordinojë zbatimin e aktiviteteve të nevojshme për formimin e pikave të vaksinimit sipas shembullit të organizuar në sallën e sportit “Boris Trajkovski” në Shkup.

Baby Boo