Petkoviq: U zbulua mashtrimi i poshtër i Kurtit


Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha sot se Rada Trajkoviq, Nenad Rashiq dhe Albin Kurti duhet t’i kërkojnë falje qytetarë, të cilët, siç thotë ai, i mashtruan qëllimisht. Petkoviq tha se kanë kaluar katër ditë që kur “Rashiq dhe Trajkoviq, në bashkëpunim me Albin Kurtin, ranë dakord të paraqisnin një luftë të para-planifikuar në shkollë si një linçim politik dhe përndjekje e disidentëve, duke akuzuar shtetin e Serbisë, Listën Serbe dhe presidentin Aleksandar Vuçiq”.

“Kanë kaluar katër ditë që Rada, Rashiq dhe Kurti u detyrohen një ndjesë njerëzve që i mashtruan qëllimisht, sepse u zbulua gënjeshtra e tyre e poshtër. Për të qenë mjaft i qartë. Sulmi ndaj Nikola Rashiq meriton çdo dënim dhe sanksion adekuat, dhe kjo përpjekje për abuzim do të hyjë në analet e pandershmërisë politike. Për shkak se Rada, Rashiq dhe Kurti do të vazhdojnë të prodhojnë lajme dhe skandale të rreme, ndërsa shtatë fëmijë janë në paraburgim një muaj pas manipulimit të tyre politik, dhe studenti Ilija Markoviq është në spital me dëmtime serioze”, tha Petkoviq.

Ai pyeti se ku ishin sot Dragan Djilas, Marinika Tepiq, Vuk Jeremiq, Mladjan Gjorgjeviq, të cilët “ishin më të zëshmit në ditët e mëparshme kur Vuçiq dhe Serbia duhej të akuzoheshin për një rrahje shkollore në Graçanicë”. “Ku janë ata për të thënë se kishin gabuar”, pyeti Petkoviq.

Sipas tij, qytetarët e Serbisë janë mësuar me opozitën në Beograd “që prodhon lajme të rreme dhe e vetmja përgjigje për të vërtetën është një çështje tjetër e rreme”. “Ajo që rasti në Graçanicë ka ekspozuar në ekstrem është fakti që opozita serbe në qendër të Beogradit nuk shqetësohet nga Albin Kurti ose projekti i tij për “Shqipërinë e Madhe” vetëm kur është e nevojshme për ta sulmuar shtetin vendas dhe presidentin e tij”, tha Petkoviq. /Express/

Baby Boo