Petkoviq për protestat masive: Është e qartë pse Kurti e përkrahu opozitën në Serbi


Negociatori i palës serbe në dialogun Kosovë-Serbi, Petar Petkoviq, ka fajësuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për mbështetje të protestave opozitare në Beograd, duke thënë se ai “po i sulmon çdo ditë serbët në Kosovë”.

Pas protestave masive në Beograd kundër parregullsive në zgjedhjet parlamentare që i fitoi partia e presidentit Aleksandar Vuçiq, Petkoviq është shprehur në rrjetin social X se “tërbimi i opozitës së Gjilasit e ka kënaqur Kurtin dhe mediat në Prishtinë”.

“Është e qartë pse Kurti e ka përkrahur hapur opozitën e Gjilasit, derisa sulmon çdo ditë serbët në Kosovë”, ka thënë ai.

Mediat e pavarura serbe kanë raportuar për dhunën e ushtruar nga policia ndaj protestuesve opozitarë në Beograd.

Opozita e ka akuzuar Vuçiqin për vjedhje të votave në shumë qytete, ndër to edhe në Beograd.

Baby Boo