Arrestohet i kërkuari nga fshati Cerovë – e pret burg prej katër vitesh në Idrizovë

Më 09.05.2025, në ora 17:15, zyrtarë policorë nga SP Grupçin e kanë arrestuar K.Z. (64) nga fshati Cerovë, Tetovë, i cili kërkohej me fletarrest në bazë të një urdhri gjyqësor për të vuajtur dënimin me burg prej katër vitesh, për vepra penale sipas nenit 395 paragrafi 3 dhe neni 288 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal. Personi është dërguar në Burgun e Idrizovës për vuajtjen e dënimit.