Petkoviq-Osmanit: Pse mërziteni për një hartë të thjeshtë nëse Kosova është e pavarur?


Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit rreth paraqitjes së emisarit special të BE-së për dialogun Miroslav Lajçak me një hartë në sfond në të cilën ‘’kthente’’ Kosovën si pjesë të Serbisë.

”Kufijtë tanë u shënjuan me humbjen e mijëra fëmijëve, grave dhe burrave, jetët e pafajshme të të cilëve u morën nga regjimi gjenocid i Serbisë. Nuk mund të ketë neutralitet ndaj kësaj të vërtete”, shkroi Osmani në Twitter. Në postimin e saj komentoi edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, duke i thënë Osmanit se është qesharake që po e su*lmon Beogradin derisa udhëheqësit e UÇK-së janë në Hagë duke u përballë me akuza për kri*me luf*te.

“Është një qesharake që ju su*lmoni Beogradin për kri*me ndërsa udhëheqësit tuaj janë në Hagë të akuzuar për kri*met më monstruoze kundër civilëve serbë. Ju s’po bëni mirë këto ditë me këto harenga të kuqe. E vërteta është më e fortë se gjithçka”.

Petkoviq ka shkruar gjithashtu se aty ku shihen kufijtë në hartën e Lajçakut janë në përputhje me Kushtetutën e Serbisë. “Kjo tregon se sa larg jemi nga njëri-tjetri dhe se sa kemi nevojë për dialog dhe kompromis. Nuk ka kompromis pa marrëveshje me Beogradin”. Po ashtu, Petkoviq i bëri një pyetje për Osmanin. “Vjosa Osmani pse jeni kaq e mërzitur për një hartë të thjeshtë nëse “Kosova e vetëshpallur” është e pavarur siç pretendoni?

Baby Boo